Ali Cura
26 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
KISHINAU (AA) - Partia Socialiste e cila hyri në zgjedhjet e fundit parlamentare të Moldavisë me slloganin "Së bashku me Rusinë", luan rolin kryesor në demonstratat të cilët filluan javën e kaluar. Demonstratat kanë arritur përmasa shqetësuese për qeverinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përpjekja e opozitarëve për të sjellë vendin në këtë situatë është ndjerë pasi që partitë pro-evropiane formuan qeveritë pas zgjedhjeve parlamentare të 30 nëntorit 2014. Edhe pse Partia Socialiste pro-ruse doli e para në zgjedhje, formimi i qeverisë nga ana e partive djathtise pro-evropiane ishte shenja e demonstratave të ditëve të fundit në Kishinau.
Presidenti rus Vladimir Putin, një muaj para zgjedhjeve para 2 viteve u takua me liderin e Partisë Socialiste Igor Dodon duke i dhënë mbështetje. Takimi i Putinit në Kremlin, u perceptua si mesazh bashkimi me grupet majtiste në zgjedhjet e Moldavisë.
Në fushatat zgjedhore në Moldavi, takimi i liderit të Partisë Socialiste Dodon dhe ish-kryetares dhe ish-kryeministres Zinaida Greçanova me Putinin në Moskë tregoi efektet në rezultatet e zgjedhjeve.
Partia Socialiste e cila propagandën e zgjedhjeve e themelloi mbi slloganin "Së bashku me Rusinë" dhe mbronte bashkimin doganor me Rusinë, duke marrë 20.51 përqind të votave u bë partia e parë. Por, pavarësisht mbështetjeve të partive majtiste, ëndrra për pushtet e Igor Dodonit nuk u bë realitet. Partia Socialiste nuk arriti të sigurojë shumicën për votëbesim.
Pushteti kaloi në duart e partive pro-evropiane. Menjëherë pas zgjedhjeve, opozita duke u arsyetuar për korrupsion dhe vështirësi ekonomike, filloi protestat e pafund kundër qeverisë në Moldavi. Demonstruesit në vazhdimësi dolën nëpër rrugë dhe filluan të bëjnë presion kundër partive djathtiste dhe presidentit Nicolae Timofti me demonstrata.
Opozita nuk i dha mundësi që qeveria të punoj. Kandidatët për kryeministër dhe kryeministrat një nga një u bënë viktima të demonstratave të partive pro-ruse me arsyetim të korrupsionit dhe krizës.
Për shkak të demonstratave në 13 muajt pas zgjedhjeve në Moldavi u ndërruan 5 kryeministra. Respektivisht, Yurie Lyanke (10 dhjetor 2014 - 18 shkurt 2015), Kiril Gaburiç (18 shkur 2015 - 22 qershor 2015), Natalya German (22 qershor 2015 - 30 korrik 2015), Valeriy Strelets (30 korrik 2015 - 29 tetor 2015), Georgiy Brega (30 tetor 2015 - 20 janar 2016) u bënë kryeministër.
Në fillim të muajit janar të këtij viti, pas bisedimeve të gjata të partive djathtiste, u vendos që Pavel Filip nga Partia Demokratike të jetë kandidat për kryeministër. Filip ka deklaruar se do ta shpëtojë shtetin ekonomikisht dhe do të pastrojë korrupsionin.
Për shkak të demonstratave para parlamentit qeveria e Filipit u betua fshehtas dhe filloi me detyrën. Por qeveria e tij, natën kur u miratua nga parlamenti, para se të filloj detyrën, ishte objektiv i opozitës së mbështetur nga Rusia.
Platforma "Dinjitet dhe Vërtetësi" së bashku me opozitën pro-ruse, filluar nga 20 janari organizoi 3 ditë demonstrata kundër qeverisë përpara parlamentit. Në kërkesën e tyre për dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, u shtua edhe "zgjedhja e presidentit nga ana e qytetarëve". Ndërsa në tubimin e fundit i cili u organizua të dielën, opozita i dha afat qeverisë deri më 28 janar të enjten në ora 17:00 ti realizojnë kërkesat e tyre.
Opozitarët paralajmëruan se në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, do ti mbyllin autostradat dhe linjat hekurrudhore që lidhin kryeqytetin e vendit, Kishinau, madje edhe parandalimin e fluturimeve.
Ndërkohë, Rusia në ditët kur filluan protestat pati njoftuar se janë duke e ndjekur situatën nga afër në Moldavi. Zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov deklaroi se, "Jemi duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet në Moldavi".
Madje, thuhet se interesi afatgjatë i Rusisë në Moldavi është përqendruar pasi Bashkimi Evropian po përpiqet të rrit afërsinë me qeverinë në Kishinau. Theksohet se qeveria e Moskës "me dorën e brendshme" krijon tensione në Moldavi, dhe me anë të paqëndrueshmërisë politike dëshiron të përgatitë rajonin për një tablo të zezë.