Bota

Palestina falënderon Erdoğanin për thirrjen e Samitit të OBI-t

Pas seancës së rregullt të Qeverisë së Palestinës u shpalos edhe njoftimin në të cilin thuhet "Populli palestinez falënderon presidentin, qeverinë dhe popullin e Republikës së Turqisë"

Esat Fırat  | 22.05.2018 - Përdıtësım : 23.05.2018
Palestina falënderon Erdoğanin për thirrjen e Samitit të OBI-t

Ramallah

RAMALLAH (AA) – Qeveria e Palestinës ka përcjellë falënderimet e saj drejtuar presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, se duke marrë parasysh sulmet izraelite në Palestinë, si kryesues i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) thirri samit të jashtëzakonshëm në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi sot u mbajt seanca e rregullt javore e Qeverisë së Palestinës në krye me kryeministrin Ramijem al-Hamdallah, u shpalos edhe njoftimi në të cilin, mes tjerash, thuhet se "Populli palestinez falënderon presidentin, qeverinë dhe popullin e Republikës së Turqisë, meqë thirrën takim të jashtëzakonshëm të OBI-së, për të biseduar për ndodhitë kritike në Palestinë".

Mijëra palestinezë u mblodhën të hënën e javës së kaluar në kufirin e Gazës për të protestuar për shkak të pushtimit izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Forcat izraelite të sigurisë duke përdorur forcë dhe armë zjarri tentuan të parandalojnë protestat që vazhduan edhe të martën. Nga dhuna izraelite humbën jetën mbi 60 palestinezë ndërsa të paktën 3.000 të tjerë janë plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın