Bota

Fluturimi MH370, kundërshtohen pretendimet për përplasje të qëllimshme

Ka shumë gjasa që avioni të ketë mbetur pa karburant, ka devijuar nga kursi, dhe se të gjithë në bord mund të kenë vdekur nga mungesa e shtypjes së ajrit në kabinë, thotë Peter Foley

Ekip  | 22.05.2018 - Përdıtësım : 23.05.2018
Fluturimi MH370, kundërshtohen pretendimet për përplasje të qëllimshme

Trenton

TRENTON (AA) - Zyrtari përgjegjës në fushatën australiane për kërkimin e avionit të zhdukur nga fluturimi MH370 i Malaysia Airlines, Peter Foley, ka hedhur poshtë pretendimet se piloti qëllimisht ka përplasur avionin, që rezultoi me 329 të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Libri i publikuar së fundmi me titull "MH370: Mystery Solved" që për autor ka hetuesin kanadez Larry Vance, pretendon se pas nisjes nga Kuala Lumpuri për në Pekin, piloti qëllimisht ka ndryshuar kursin e fluturimit mbi një zonë të pashkelur të Oqeanit Indian, ku dhe ka përplasur avionin qëllimisht më 8 mars 2014.

Në librin e tij, autori përmend faktin se fletët e krahut të avionit janë zbuluar në ishuj të Afrikës, shumë jashtë nga rruga e përcaktuar për fluturim, ndërkohë që pavarësisht kërkimeve intensive, përgjatë rrugës së zakonshme nuk është zbuluar asnjë mbetje e avionit.

Megjithatë, të martën gjatë marrjes në pyetje nga komiteti i Senatit australian, drejtori i ekipit për kërkim Peter Foley, tha se avioni i Malaysia Airlines ka shumë gjasa të ketë mbetur pa karburant, ka devijuar nga kursi, dhe se të gjithë në bord mund të kenë vdekur nga mungesa e shtypjes së ajrit në kabinë, para se avioni të përplasej.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.