Bota, Koronavirusi

Pakistan, rastet ditore me COVID-19 bien nën 2 mijë

Vendi regjistroi 1.979 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara krahasuar me mesatarisht 5 mijë raste të reja të zbuluara në ditë në muajt maj dhe qershor

Ekip   | 14.07.2020
Pakistan, rastet ditore me COVID-19 bien nën 2 mijë

Karaçi

Shifra ditore e rasteve të zbuluara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Pakistan është zvogëluar nën 2 mijë për herë të parë pas një vale disa muajsh të pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendi regjistroi 1.979 raste të reja gjatë 24 orëve të kaluara krahasuar me mesatarisht 5 mijë raste të reja të zbuluara në ditë në muajt maj dhe qershor.

Numri më i lartë i rasteve për një ditë të vetme ishte afër 7 mijë të regjistruara muajin e kaluar.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i infeksioneve në Pakistan ka arritur në 251.494, 2.151 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

50 pacientë të tjerë humbën jetën gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 5.320 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi. Mbi 60 për qind apo 170.656 pacientë janë shëruar deri më tani.

Sipas statistikave, deri më tani vendi ka kryer mbi 1.6 milionë teste të dyshuara për COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın