Bota

Pakistan, arratiset nga burgu zëdhënësi i talebanëve Ehsanullah Ehsan

Pasi dolën pohimet për arratisjen e Ehsanullah Ehsan, ministri Shah në një deklaratë për media tha se informacioni është i saktë

Behlül Çetinkaya  | 17.02.2020 - Përdıtësım : 17.02.2020
Pakistan, arratiset nga burgu zëdhënësi i talebanëve Ehsanullah Ehsan

Islamabad

Zëdhënësi i lëvizjes talebane të Pakistanit Tehri-e-Taliban, Ehsanullah Ehsan është arratisur nga burgu në të cilin ndodhej në 3 vitet e fundit, konfirmoi ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ijaz Ahmed Shah, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi dolën pohimet për arratisjen e Ehsan, ministri Shah në një deklaratë për media tha se informacioni është i saktë.

“Janë marrë një sërë masash që Ehsan sërish të kapet. Shpresojmë që së shpejti të marrim lajme të mira”, tha Shah.

Në rrjetet sociale u paraqit një audio-incizim në të cilin mund të dëgjohet zëri i një personi që për vete thotë se është Ehsan, dhe se më 11 janar është arratisur nga burgu në Pakistan.

Në audion e njëtë u shpalos pohimi se ai u dorëzua më 5 shkurt të vitit 2017, sipas një marrëveshjeje midis organizatës dhe forcave të sigurisë së Pakistanit, por që Islamabadi e shkeli atë marrëveshje dhe arrestoi edhe familjen e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın