Ekip
21 Tetor 2020•Përditësim: 21 Tetor 2020
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën në Pakistan pas shpërthimit në një ndërtesë katër katëshe në qytetin jugor të Karaçit, tha një zyrtar i shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në katin e parë të ndërtesës së banimit në rrethin lindor të Karaçit.
Nuk pati asnjë informacion të menjëhershëm rreth natyrës së shpërthimit.
Faisal Edhi, kreu i Fondacionit Edhi, një agjenci joqeveritare e ndihmës dhe shpëtimit, u tha gazetarëve se pesë trupa u nxorën nga rrënojat, si dhe 15 të tjerë u plagosën, ku disa prej tyre raportohet të jenë në gjendje kritike.
Shumë njerëz, tha ai, janë bllokuar në katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës, e cila është dëmtuar rëndë nga shpërthimi.