Bota

Gjermani, gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se planifikojnë të neutralizojnë bombën, që është gjetur në rrethin Lindenthal

Mesut Zeyrek  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 21.10.2020
Gjermani, gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Nordrhein-Westfalen

Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer që daton nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se planifikojnë të neutralizojnë bombën, që është gjetur në rrethin Lindenthal.

Pas gjetjes së bombës do të evakuohen 1.100 njerëz që jetojnë aty afër.

Në mesin e vendeve për evakuim është edhe Klinika e lindjes në Këln, Klinika stomatologjike dhe ortopedike Weyertal, ku në kurim gjenden 150 pacientë.

Gjatë evakuimit autoritete do t’u përmbahen edhe masave të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime. Ekspertët po i heqin këto bomba në mënyrë të kontrolluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın