Haydar Hadi
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
DIJALA (AA) - Nga shpërthimi që ndodhi në Dijala, në lindje të Irakut, jetën e humbën pesë persona ndërsa tetë të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë lokale Ghalib Atiyye për AA deklaroi se shpërthimi ndodhi pas aktivizimit të mjetit shpërthyes në një makinë në tregun Bakuba e Re në Dijala.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin lokal, kurse për tërë rastin është ngritur hetim i detajuar.