Buket Güven
25 shtator 2019•Përditësim: 25 shtator 2019
Ushtria turke ka neutralizuar tre terroristë të PKK-së në rajonin Avashin në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni ajror i cili është kryer në koordinim me ofensivën antiterroriste "Kthetra", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në rrjetin social twitter.
Organizata terroriste PKK shpesh përdor pjesën veriore të Irakut për të planifikuar sulme terroriste ndërkufitare kundër Turqisë.
Më 27 maj të këtij viti, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist "Kthetra" kundër PKK-së në veri të Irakut.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.