Bota, Koronavirusi

OKB organizon samitin mbi COVID-19 më 3 dhe 4 dhjetor

Udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë virtualisht në samit, i cili do të kryesohet nga Presidenti i Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, Volkan Bozkır

Betül Yürük   | 02.12.2020
OKB organizon samitin mbi COVID-19 më 3 dhe 4 dhjetor

New York

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një samit më 3 dhe 4 dhjetor, ku liderët botërorë do të marrin pjesë virtualisht për të diskutuar pandeminë e koronavirusit (COVID-19), luftën kundër pandemisë, vaksinimin dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësit botërorë do të marrin pjesë virtualisht në samit, i cili do të kryesohet nga Presidenti i Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, Volkan Bozkır.

Në ditën e dytë të samitit, prezantim do të mbajë edhe Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 50 krerë shtetesh, 39 krerë qeverish dhe afër 40 ministra pritet të mbajnë fjalime në samit, në të cilin do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të sektorit privat, organizata joqeveritare, si dhe shkencëtarë dhe kompani farmaceutike që zhvillojnë vaksina kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın