Haydar Hadi
01 tetor 2017•Përditësim: 02 tetor 2017
BAGDAD (AA) - Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se në ngjarjet e dhunshme në muajin shtator në Irak kanë humbur jetën 203 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga misioni i OKB-së në Irak theksohet se, "Në ngjarjet e dhunshme të përjetuara në muajin shtator në Irak kanë humbur jetën 203 civilë dhe janë plagosur 389 të tjerë".
Për personat në fjalë që kanë humbur jetën thuhet se ata janë viktima të ngjarjeve terroriste dhe të dhunshme si dhe të konflikteve të armatosura të ndodhura gjatë muajit të kaluar në vend.
Në deklaratën e OKB-së ku vihet në dukje se nga civilët që kanë humbur jetën "10 prej tyre janë shtetas të huaj", thuhet se numri më i madh i të vdekurve dhe të plagosurve në ngjarjet e dhunshme të muajit të kaluar është regjistruar në Bagdad.