Murat Ünlü
01 tetor 2017•Përditësim: 01 tetor 2017
PARIS (AA) - Një person ka kryer sulm me thikë në qytetin Marsejë të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve në median lokale, bëhet e ditur se një sulmues me thikë ka vrarë një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër në stacionin e metrosë Saint-Charles të Marsejës.
Ndër të tjera theksohet se sulmuesi është vrarë nga ushtarët që ndodheshin me detyrë në rajonin Sentinelle, që është rajon ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Pas ngjarjes është mbyllur për qarkullimin stacioni i metrosë Saint-Charles dhe në rajon janë marrë masa intensive të sigurisë.