Një familje turke kujdeset për lejlekun e plagosur
Familja e cila merret me blegtori, kujdeset për lejlekun së bashku me lopët, delet, patat dhe pulat e tyre

Yozgat
Familja Tufaner po kujdeset për një lejlek të vogël të plagosur që vajza e tyre e gjeti në oborrin e një xhamie, raporton Anadolu.
Nëntëvjeçarja Emine Zümra Tufaner, e cila jeton në fshat, pa një lejlek të shtrirë në tokë pas xhamisë rreth 20 ditë më parë, teksa po shkonte në treg.
Nëntëvjeçarja Emine Zümra Tufaner, e cila jeton në fshat, pa një lejlek të shtrirë në tokë pas xhamisë rreth 20 ditë më parë, teksa po shkonte në treg.
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) August 7, 2025
Lejleku i quajtur "Su" nuk mund të fluturojë ende sepse nuk mund të qëndrojë në këmbë.
🔗 https://t.co/5UMcgCqOZk pic.twitter.com/mcCVg0H3ux
Emineja ia tregoi situatën familjes së saj dhe e solli lejlekun në shtëpi me babain e saj. Ajo vuri re këmbën e thyer të lejlekut dhe u përpoq vet ta trajtonte.
Lejleku i quajtur "Su" po ruhet në dhomën e magazinimit në kopshtin e tyre dhe nuk mund të fluturojë ende sepse nuk mund të qëndrojë në këmbë.
Familja e cila merret me blegtori, kujdeset për lejlekun së bashku me lopët, delet, patat dhe pulat e tyre.