Selen Temizer
14 Nëntor 2022•Përditësim: 15 Nëntor 2022
Përfaqësuesi i Lartë Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se në kuadrin e mbështetjes së ofruar për Ukrainën, nesër do të fillojë zyrtarisht misioni ushtarak që do të trajnojë 15 mijë ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Borrell bëri deklarata për shtyp para hyrjes në takimin i cili ka mbledhur në Bruksel ministrat e jashtëm të vendeve anëtare.
Misioni ku BE-ja do të trajnojë 15 mijë ushtarë në Ukrainë do të fillojë zyrtarisht nesër njoftoi Borrell duke theksuar se "(Misioni) Do të jetë operacional brenda disa ditësh".
Një zyrtar i lartë i BE-së i cili ka dhënë më parë informacion lidhur me temën, ka shprehur se dëshirojnë të tregojnë pjesëmarrje 15 deri në 20 vende, se një shtyllë e misionit që do të kryhet në territoret e BE-së do të jetë në Poloni, ndërsa tjetra në Gjermani.
Zyrtari kishte bërë të ditur se misioni do të ketë një buxhet prej 107 milion euro si dhe 16 milion euro shtesë që 27 vende të BE-së do të sigurojnë për municione dhe pajisje.
Në fillim të seancës lidhur me Ukrainën, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov do të lidhet përmes video konferencës dhe do të japë informacion lidhur me situatën në terren pas tërheqjes së Rusisë në Kherson.
Në seancë do të marrë pjesë dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
- Irani
Borrell, ka thënë se do të miratojnë edhe sanksionet e reja ndaj Iranit për shkak të ndërhyrjes që qeverisë në protestat që filluan pas vdekjes së Mahsa Aminit.
Irani duhet ti japë fund mbështetjes së tij ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, deklaroi Borrell. "Nuk ka prova lidhur me raketat (balistike) por ka prova të hapura lidhur me mjetet ajrore pa pilot" tha ai.
Borrell vuri në dukje se pjesë e diskutimeve do të jenë edhe negociatat bërthamore, duke shtuar se "Negociatat janë në ngërç por punimet vazhdojnë".
BE më 17 tetor njoftoi zbatimin e sanksioneve ndaj 11 individëve dhe 4 institucioneve iraniane lidhur me ndërhyrjen e kryer ndaj protestave që vazhdojnë prej rreth një muaji dhe të cilat janë përhapur në mbarë vendin pas vdekjes së Mahsa Aminit pas arrestimit nga policia morale e vendit.
- Bjellorusia
Më tej, Borrell njoftoi se në tryezë do të diskutojnë edhe mbështetjen e Bjellorusisë ndaj Rusisë dhe tha se "Aktualisht nuk ka ndonjë provë se ushtarët e saj kanë kryer ndërhyrje të drejtpërdrejtë".
Bëhet e ditur se në takimin e ministrave të jashtëm do të marrë pjesë edhe Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja opozitare e Bjellorusisë në mërgim e cila do të japë informacion lidhur me situatën e brendshme të vendit të saj.
- Serbia dhe Kosova
Në fjalën e tij Borrell theksoi se do të diskutohet edhe tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, ku më tej ai bëri vlerësimin se "Duhet dalje nga modaliteti i krizës dhe duhet të shikojmë me qasje strukturore. Kemi paraqitur propozimin tonë. Ky propozim duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. I bëj thirrje të dyja palëve që të zbatojnë angazhimet e tyre".