Dildar Baykan
05 Korrik 2021•Përditësim: 06 Korrik 2021
Ndërtesa 13-katëshe që u shemb pjesërisht në shtetin amerikan Florida muajin e kaluar u rrënua mbrëmë vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e mbetur e ndërtesës e vendosur në qytetin Surfside afër Miami-t u rrëzua në orën 22:30 sipas kohës lokale, me shkatërrim të kontrolluar për shkak të kërcënimit që paraqiste për punonjësit e kërkim-shpëtimit në vend, të cilët ishin duke kërkuar rrënojat për të mbijetuarit e mundshëm.
Ndërtesa u shemb brenda disa minutash mes një ndërprerje të përkohshme të përpjekjeve të kërkimit-shpëtimit pasi ende nuk ka informacion për 121 persona që mendohet të kenë qenë në pjesën e ndërtesës që u shemb.
Deri më tani, trupat e 24 personave, përfshirë 3 fëmijë, janë nxjerrë nga rrënojat.
Rreth gjysma e ndërtesës 13-katëshe u shemb më 24 qershor, kurse kërkimet e furishme për të mbijetuarit nxorën vetëm një djalë i cili u shpëtua menjëherë pas katastrofës.