Ali Cura
05 Korrik 2021•Përditësim: 06 Korrik 2021
Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Kremlinit, gjatë bisedës Putin-Bennett me iniciativën e palës izraelite, u diskutuan çështjet aktuale në lidhje me bashkëpunimin dypalësh në fushat politike, tregtare dhe njerëzore.
Gjatë bisedës u bisedua edhe për çështjet në lidhje me ruajtjen e fakteve historike në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe masat për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Gjatë bisedës, ku u diskutuan gjithashtu çështje rajonale, u theksua mirëkuptimi i përbashkët për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale midis Rusisë dhe Izraelit.