Bota

Në SHBA vazhdojnë protestat kundër Trumpit

Mijëra protestues në New York janë mbledhur në sheshin Foley për të protestuar kundër dekreteve të presidentit Trump

Selçuk Acar  | 02.02.2017 - Përdıtësım : 02.02.2017
Në SHBA vazhdojnë protestat kundër Trumpit ( Alex Milan Tracy/AA )

New York

NEW YORK (AA) - Vazhdojnë protestat në të gjithë vendin kundër dekreteve të nënshkruara nga presidenti amerikan, Donald Trump, në lidhje me refugjatët dhe pengimin e hyrjes në vend të qytetarëve të 7 shteteve muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra protestues në New York janë mbledhur në sheshin Foley për të protestuar kundër dekreteve në fjalë.

Ndaj protestës kanë dhënë mbështetjeje dhe kryetarja e Këshillit të Bashkisë së New Yorkut, Melissa Mark-Viverito dhe anëtarët e tjerë të këshillit. Në fjalimin e mbajtur në tubim, Mark-Viverito, ka theksuar se dekretet që Trump ka nënshkruar janë të palogjikshëm dhe janë të ndërtuara mbi islamofobinë.

Protestuesit kanë brohoritur me sloganet "Nuk ka armiqësi, nuk ka frikë, emigrantë mirë se erdhët në SHBA", "Jo murit, jo ndalesës" si dhe kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime në gjuhën angleze, arabe dhe kryesisht në atë spanjolle "Fashist, përçarës, i mbushur me urrejtje", "ndërto ura, jo mure".

Ndërsa Mark-Viverito, me rastin e Ditës Botërore të Mbulesës ka patur një takim me gratë muslimane para ndërtesës së kryesisë së bashkisë, ku duke iu drejtuar grave muslimane që kishin të veshur mbulesën me motivet e flamurit amerikan, ajo tha se gratë muslimane janë në "krye" të rezistencës kundër Trumpit. 

Edhe në Chicago protestuesit pavarësisht motit të ftohtë janë mbledhur para ndërtesës së Departamentit për Çështjet e Brendshe në qendër të qytetit duke protestuar kundër dekreteve të Trumpit.

Në protestën e organizuar nga organizata "Aleanca Chicago kundër Presionit Racist dhe Politik" kanë dhënë mbështetje edhe organizata të shoqërisë civile muslimane.

Gjithashtu edhe studentët muslimanë amerikanë në Universitetin Connecticut kanë mbajtur protestë kundër Trumpit. Po ashtu protesta janë mbajtur edhe në rajonet e tjera si Portland dhe Los Angeles.

Njoftohet se për shkak të protestave është anuluar edhe fjalimi në kampusin Berkeley të Universitetit California që do të mbante Milo Yiannopoulos, editori i faqes së internetit të të djathtëve ekstremë "Breitbart", themelues i të cilës është Stephen Bannon shef i strategjisë politike të presidentit Trump.

Afërsisht 2 mijë protestues të mbledhur jashtë sallës ku Yiannopoulos do të mbante fjalimin kanë hedhur bombë tymuese dhe kanë thyer xhamat. Pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë drejtuesit e universitetit për arsye sigurie kanë anuluar fjalimin e Yiannopoulos. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın