Hakan Çopur
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
WASHINGTON (AA) - Të dënuarit që kanë marrë peng 4 punonjës të burgut në rajonin Delaware të SHBA-ve kanë treguar si shkak "kushtet e këqija të burgut" dhe "zgjedhjen si president të Donald Trumpit", raporton Anadolu Agency (AA).
Ngjarja ka ndodhur në burgun James Vaughn në rajonin Delaware, ku të dënuarit fillimisht kanë marrë peng 4 nga punonjësit e burgut, ndërsa pas disa orë kanë liruar dy prej punonjësve dhe kanë vazhduar protestën e tyre.
Ndër të tjera bëhet e ditur se disa nga të dënuarit në rajonin C ku qëndrojnë afërsisht 100 persona janë evakuuar dhe se janë në vazhdim bisedimet mes punonjësve të sigurisë dhe të dënuarve që kanë marrë pengjet.
Të dënuarit në orët e para të pengmarrjes kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit me gazetën News Journal in Wilmington ku si arsye të protestës së tyre kanë treguar "kushtet e këqija dhe mungesa e mundësive arsimore në burg" dhe "zgjedhjen si president të Donald Trumpit".