Bota

MPJ e Palestinës: Vdekja e të burgosurit palestinez është vrasje

Ministria e Jashmte e Palestinës akuzon Izraelin për vdekjen e djeshme të Aziz Oweisat

Qays Abu Samra, Ayşe Sümeyra Aydoğdu  | 21.05.2018 - Përdıtësım : 21.05.2018
MPJ e Palestinës: Vdekja e të burgosurit palestinez është vrasje

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Ministria e Jashtme e Palestinës e ka karakterizuar vdekjen e djeshme të të burgosurit palestinez Aziz Oweisat si vrasje të kryer nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Oweisat ndërroi jetë dje në moshën 53 vjeçare. Ai pësoi një sulm në zemër në spitalin e burgut izraelit Remle dhe vdiq në spitalin tjetër ku u transferua.

Në një deklaratë të ministrisë palestineze, rasti është karakterizuar si vrasje.

Institucionet palestineze kanë njoftuar se do të bëjnë gjithçka për t'i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e Oweisat-it.

Në vitin 2014, forcat izraelite arrestuan Oweisat-in dhe më vonë e dënuan me 30 vjet burg.

Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë, përfshirë të paktën 1.500 persona me probleme të rënda shëndetësore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın