Bota

Paraguaji zhvendos ambasadën në Kuds

Paraguaji është shteti i tretë i cili pas SHBA-ve dhe Guatemalës zhvendosi ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds

Mustafa Deveci  | 21.05.2018 - Përdıtësım : 22.05.2018
Paraguaji zhvendos ambasadën në Kuds

Kuds

KUDS (AA) - Pas SHBA-ve dhe Guatemalës edhe shteti i Amerikës Jugore, Paraguaji zhvendosi ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasada e Paraguajit në Kuds u hap për shërbime pas një ceremonie zyrtare.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidenti i Paraguajit Horacio Cartes, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu si dhe disa ministra izraelitë.

Paraguaji është shteti i tretë i cili pas SHBA-ve dhe Guatemalës zhvendosi ambasadën e tij nga Tel Avivi në Kuds.

Ambasada e SHBA-ve në Kuds u hap më 14 maj në një ceremoni ku morën pjesë dhëndërri dhe këshilltari i presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Jared Kushner dhe vajza Ivanka Trump.

Ushtarët izraelitë vranë më shumë se 60 palestinezë dhe plagosën mijëra të tjerë të tjerë të cilët dëshironin të shënojnë Ditën e "Nakba"-s ose "Fatkeqësisë së Madhe" dhe të protestojnë kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Shteti i Amerikës Qendrore, Guatemala më 16 maj zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds.












Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın