Dmitri Chirciu
18 Mars 2020•Përditësim: 18 Mars 2020
Në Moldavi një grua e moshës 61 vjeçare humbi jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Shëndetësisë, Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Moldavisë, Viorica Dumbravenau, në një konferencë për shtyp njoftoi se gruaja e prekur me COVID-19 nuk mundi të shpëtohet pavarësisht ndërhyrjeve të kryera.
Dumbravenau informoi se gruaja më parë kishte udhëtuar në Itali dhe se ajo ishte vendosur në karantinë në fshatin ku jetonte.
Në këtë mënyrë theksohet se me vdekjen e 61 vjeçares, në vend u shënua vdekja e parë me burim COVID-19.
Dje numri i personave të prekur nga virusi në Moldavi u njoftua se është 30, ndërsa Parlamenti i Moldavisë mori vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend deri më 15 maj.