Bota

Mogherini dhe Hahn më 22 nëntor do të vizitojnë Turqinë

Sipas një deklarate nga Shërbimi i Punëve të Jashtme i BE-së, Mogherini dhe Hahn, do të marrin pjesë në "Takimin e Dialogut Politik të Nivelit të Lartë Turqi-BE", që do të zhvillohet në Ankara

Yusuf Hatip  | 16.11.2018 - Përdıtësım : 17.11.2018
Mogherini dhe Hahn më 22 nëntor do të vizitojnë Turqinë

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, do të zhvillojnë bisedime në Ankara më 22 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shërbimi i Punëve të Jashtme i BE-së, Mogherini dhe Hahn, do të marrin pjesë në "Takimin e Dialogut Politik të Nivelit të Lartë Turqi-BE", që do të zhvillohet në Ankara.

Në deklaratë theksohet se pas takimeve më 22 nëntor do të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në anën tjetër, në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, është bërë e ditur se në bisedimet që do të zhvillohen mes delegacionit turk të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu dhe delegacionit të BE-së, krahas procesit të pranimit të Turqisë do të diskutohen çështjet në fushat e ekonomisë, tregtisë, bashkëpunimit financiar, energjisë, bashkimit doganor, çështjeve të sigurisë, luftës kundër terrorizmit, migracionit, liberalizimit të vizave si dhe çështjet themelore në marrëdhëniet me BE-në.

Po ashtu në deklaratë u theksua se do të shkëmbehen pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kryesisht për rajonin e Ballkanit, Sirisë, Irakut dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.