Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi çështje të ndryshme, veçanërisht marrëdhëniet me Rusinë dhe SHBA-në

Ömer Tuğrul Çam  | 25.01.2021 - Përdıtësım : 25.01.2021
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Bruksel

Bruksel

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi çështje të ndryshme, veçanërisht marrëdhëniet me Rusinë dhe SHBA-në, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin nën kryesimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell do të bisedohet për çështje prioritare si marrëdhëniet me Rusinë pas arrestimit të opozitarit rus Alexei Navalny dhe marrëdhëniet transatlantike pas fillimit të detyrës së presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden.

Ministrat do të diskutojnë edhe çështjet si ndarja me vendet me të ardhura të ulëta të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që BE-ja do të blejë, koordinimi i masave të udhëtimit që vendet zbatojnë në kuadër të luftës kundër pandemisë, situata e emigrantëve në Bosnje e Hercegovinë, vrasja e një studenti italian në Egjipt, zhvillimet në vendet e Gjirit, situata në Hong Kong dhe Venezuelë si dhe marrëdhëniet me Britaninë e Madhe pas Brexit-it.

Gjithashtu në axhendën e ministrave do të jenë edhe marrëdhëniet Turqi-BE pas takimeve që ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi javën e kaluar në Bruksel me zyrtarët e BE-së.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, nëpërmjet video-konferencës do të lidhet edhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi ku krahas marrëdhënieve BE-Japoni do të bisedohet për mundësitë e bashkëpunimit në Azi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.