Mijëra njerëz marshojnë në Karakas, kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Maduros
Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Maduros dhe Zonjës së Parë përmes sloganeve dhe pankartave teksa mbushën rrugët
Karakas
Mijëra njerëz në kryeqytetin venezuelas Karakas kanë dalë në rrugë për të shprehur mbështetje për presidentin Nicolas Maduro dhe Zonjën e Parë, Cilia Flores, pas një operacioni ushtarak amerikan që i arrestoi ata, raporton Anadolu.
Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të Maduros dhe Zonjës së Parë përmes sloganeve dhe pankartave teksa mbushën rrugët. Ata theksuan mbështetjen e tyre për Maduron dhe qeverinë aktuale.
Maduro dhe Flores u kapën një një operacion nga forcat amerikane herët në mëngjesin e 3 janarit dhe më pas u nxorën nga vendi dhe u drejtuan për në New York, ku u gjykuan në një seancë fillestare gjyqësore mbi akuzat për drogë dhe armë. Të hënën, ata mohuan të gjitha akuzat ndaj tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
