Bota

Mianmar, shkon në 701 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, numri i përgjithshëm i viktimave është azhurnuar në 701 ndërsa i të arrestuarve në 3.012

Ömer Faruk Yıldız  | 11.04.2021 - Përdıtësım : 12.04.2021
Mianmar, shkon në 701 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

Kuala Lumpur

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 701, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit ditor të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), viktimat janë shënuar në rajonet ku kanë ndërhyrë forcat e sigurisë.

Numri i përgjithshëm i viktimave është azhurnuar në 701 ndërsa i të arrestuarve në 3.012.

Ndërkohë, aktualisht ekzistojnë urdhra arresti për 656 persona të tjerë.

Dje në qytetin Bago të paktën 82 persona humbën jetën nga ndërhyrja e ushtrisë së Mianmarit ndaj protestuesve.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shumë vende, duke përfshirë Turqinë, kanë reaguar ashpër ndaj puçit ushtarak.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grushtit të shtetit me kërkesën për kthimin e demokracisë, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë përdorur dhunë për t’i shtypur ato.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın