Muhammed Emin Canik
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Në vendin e Amerikës Veriore, Meksikë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) tejkalon shifrën 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga sekretariati shëndetësor i Meksikës thuhet se me vdekjen e 576 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 100.104.
Në këtë mënyrë pas SHBA-së, Indisë dhe Brazilit, Meksika renditet vendi i 4-t ku shënohen më shumë vdekje me burim COVID-19.
Gjithashtu me 4.472 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.019.543.
Në Meksikë popullata e së cilës ka arritur në 126 milionë, numri i të shëruarve deri më tani nga COVID-19 është 766.361.