Bedrudin Brlyavac
24 tetor 2015•Përditësim: 25 tetor 2015
MEKSIKË (AA) - Një nga uraganët më të fuqishëm në histori të Amerikës ka goditur bregdetin meksikan natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës me erëra shumë të forta të cilat kanë arritur shpejtësinë deri në 260 kilometra në orë, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani "Patricia" ka shkaktuar rrëshqitje në gjatësi prej 85 kilometra të bregdetit.
Autoritetet e Meksikës kanë paralajmëruar se është e nevojshme që banorët në zonat bregdetare të qëndrojnë në strehimoret, duke vënë në dukje se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.
Për vetëm disa orë stuhia u shndërrua në uragan më të fuqishëm në histori të vendit, me erëra të forta të cilat në një pikë kanë arritur shpejtësinë prej 320 kilometra në orë, për shkak të cilës ekzistonte frika nga katastrofa e një shkalle të gjerë.
Edhe pse ishte i kategorisë pesë, uragani humbi fuqinë, dhe siç raportojnë mediat amerikane, erdhi në kategorinë dy.
Uragani rrëzonte pemë, rrotullonte automjete, ndërkohë që mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Gjithashtu, uragani goditi pjesën bregdetare më pak të banuar, jo larg nga plazhi i njohur Puerto Vallarta, prej ku janë evakuuar 15 mijë turistë.
Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve meksikane nuk është raportuar për viktima të mundshme.