Sinan Doğan
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Shtatëmbëdhjetë kufoma janë zbuluar gjatë kërkimeve në një varr masiv në Kolumbi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, trupat e 17 personave janë nxjerrë në pah nga varri masiv si rezultat i gërmimeve në qytetin Dabeiba të shtetit Antioquia në veriperëndim të vendit.
Autoritetet kanë njoftuar se shenja plumbash janë vërejtur te kufomat dhe se disa prej trupave janë gjetur me duart dhe sytë e lidhur.
Numri i trupave të gjetur në gërmimet në të njëjtën zonë që nga viti i kaluar ka arritur në 71.
Trupat e katër prej viktimave u janë dorëzuar familjeve pas konfirmimit të identitetit të tyre.
Hetimet janë duke vazhduar.