Bota, Koronavirusi

Mbi 96 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Gjithsej 96.010.036 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Fuat Kabakcı   | 19.01.2021
Mbi 96 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 96 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 96.010.036 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. 

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24.626.376 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.582.647 raste, Brazili me 8.512.238, Rusia 3.591.066, Britania 3.433.494, Franca 2.914.725, Turqia 2.392.963, Italia 2.390.10, Spanja 2.336.451, Gjermania 2.059.314, Kolumbia 1.923.132, Argjentina 1.807.428, Meksika 1.649.502, Polonia 1.438.914, Afrika e Jugut 1.346.936, Irani 1.336.217, Ukraina 1.163.716 dhe Peruja me 1.068.802 raste.

Në gjithë botën, mbi 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa rreth 68,5 milionë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın