Muhammed Emin Canik
19 Janar 2021•Përditësim: 19 Janar 2021
Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka ndodhur në Argjentinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Vrojtimeve Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në një thellësi prej 14,3 kilometrash, ishte 27 kilometra në jugperëndim të qytetit Pocito në shtetin San Juan të vendit.
Autoritetet nuk paralajmëruan cunami pas tërmetit dhe deri më tani nuk janë raportuar viktima ose humbje materiale.
Mediat e vendit thanë se tërmeti është ndier në shumë vende, duke përfshirë shtetet Mendoza dhe Cordoba.