Bota, Koronavirusi

Irani regjistron 434 viktima të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 38.674 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 4.519 janë hospitalizuar

Muhammet Kurşun  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 06.08.2021
Irani regjistron 434 viktima të reja nga COVID-19

Teheran

Në Iran me vdekjen e 434 personave të tjerë numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkuar në 92.628, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 38.674 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 4.519 janë hospitalizuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 shkoi në 4.057.758, ndërsa ai i vdekjeve në 92.628.

Ndërkohë, 6.170 pacientë të prekur nga COVID-19 trajtohen në kujdes intensiv.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 në Iran ka arritur në 3.467.765.

Ky vend me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh deri më sot ka kryer 26.236.676 teste të dyshuara për COVID-19.

Deri më tani, në Iran 11.504.995 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe 2.933.866 persona të tjerë të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Sipas shifrave të autoriteteve, në vend janë administruar gjithsej 14.438.861 doza të vaksinës.

Sipas nivelit të rrezikut, 285 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq", 110 qytete me alarm "portokalli" dhe 53 qytete me alarm "të verdhë". Aktualisht hyrja dhe dalja në qytetet me alarm "të kuq" dhe me alarm "portokalli" është e ndaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın