Bota

Macron kërkon nga Putin forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit

Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Putin ku i ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm

Yusuf Özcan   | 21.10.2020
Macron kërkon nga Putin forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit

Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkoi nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Putin ku i ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe migrimit të paligjshëm.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin i ka shprehur Macron-it ngushëllimet për vrasjen e një mësuesi më 16 tetor në lagjen Conflans-Sainte-Honorine në afërsi të Parisit. Dy liderët u dakorduan për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

Zyrtarët francezë kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen në Conflans-Sainte-Honorine ishte një çeçen i lindur në Moskë.

Ambasada ruse në Paris në një deklaratë më 17 tetor deklaroi se: "Kjo vrasje nuk ka lidhje me Rusinë. Personi (që vrau mësuesin) është pranuar nga Franca dhe prej 12 vitesh ai jetonte në këtë vend".

Zyrtarët francezë njoftuan se i dyshuari për vrasjen e mësuesit u pa me thikë në dorë në afërsi të kufomës dhe pas largimit të tij ai u ekzekutua nga policia.

Mësuesi tregoi në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed dhe kjo shkaktoi reagim të prindërve.

Kohët e fundit në Francë janë rritur presionet dhe bastisjet ndaj institucioneve të shoqërisë civile muslimane. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, në një deklaratë më 19 tetor tha se përfshirë Kolektivin e Luftës me Islamofobinë (CCIF) të Francës dhe Barakacity, në vend do të mbyllen 1 xhami dhe shumë shoqata dhe institucione të shoqërisë civile.

Presidenti Macron në një deklaratë pas vrasjes në fjalë e cilësoi ngjarjen si "një sulm terrorist islamik".


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın