Felix Nkambeh Tih
21 Tetor 2020•Përditësim: 21 Tetor 2020
Donatorët ndërkombëtarë kanë njoftuar më shumë se 1.7 miliardë dollarë për të rritur ndihmën humanitare për shpëtimin e miliona njerëzve në Burkina Faso, Mali dhe Niger dhe për të ndihmuar frenimin e asaj që mund të kthehet në një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njëzet e katër qeveri dhe donatorë institucional njoftuan mbështetjen financiare të martën në një konferencë virtuale të bashkë-organizuar nga Danimarka, Gjermania, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja.
Fondet do të ndihmojnë rreth 10 milionë njerëz në vitet 2020 dhe 2021 me ushqimine, shërbime shëndetësore, ujë dhe kanalizime, strehim, arsim dhe mbrojtje, si dhe do të sigurojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore, thuhet në deklaratë.
Dhuna e shtuar në rajonin e Sahelit Qendror ka detyruar më shumë se 1.5 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, një rritje me njëzetfish për vetëm dy vjet. Sot ka tre herë më shumë njerëz të pasigurtë në ushqime akute krahasuar me një vit më parë, thuhet në deklaratë.
"Rajoni i Sahelit Qendror është në pikën e thyerjes", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. "Ne duhet ta kthejmë këtë spirale në rënie me një shtytje drejt ripërtëritjes për paqe dhe pajtim. Ne duhet të sigurojmë më shumë ndihmë humanitare. Agjencitë e OKB-së dhe organizatat joqeveritare janë në terren për të plotësuar përpjekjet kombëtare të reagimit humanitar. Me fonde më të mira, ne mund të bëjmë shumë më tepër", tha ai.
"Të gjithë treguesit janë me të kuqe të errët. 16 milionë fëmijë, gra dhe burra mund të përballen me uri. Ne të gjithë duhet përsëri të hidhemi në veprim humanitar. Duhet të sigurojmë që të gjitha palët në konflikt t'u përmbahen detyrimeve të tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të mbrojnë personelin humanitar", tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
"Kemi parë një përkeqësim drastik gjatë dy viteve të fundit. Nevojat humanitare në Sahelin Qendror janë më të larta se kurrë më parë", tha Mark Lowcock, nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare dhe koordinatori i ndihmës emergjente.
Në qershor, Këshilli Norvegjez për Refugjatët tha se Rajoni i Afrikës Sahel përjetoi dhunë ekstreme këtë vit. Nigeri dhe Burkina Faso u shfaqën për herë të parë në listën e 10 krizave më të neglizhuara në botë.