Ömer Tuğrul Çam
17 Shkurt 2022•Përditësim: 17 Shkurt 2022
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi tensionet pas grumbullimit ushtarak që Rusia ka kryer në kufirin me Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Liderët e BE-së u mblodhën përpara se të takohen me liderët afrikanë në Bruksel, për Samitin BE-Bashkimi Afrikan.
Në samitin jozyrtar të BE-së pritet që liderët të shkëmbejnë pikëpamjet dhe të informojnë rreth takimeve të ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilluan javën e kaluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Parashikohet që Komisioni i BE-së të informojnë liderët rreth situatës së fundit.
Ndër të tjera bëhet e ditur se liderët nuk do të bisedojnë "sanksionet që janë planifikuar të ndërmerren nëse Rusia sulmon Ukrainën". Si arsye e kësaj, në këtë fazë tregohen mendimet e ndryshme mes vendeve të BE-së.
Për shkak të cilësisë jozyrtare nga takimi që do mbahet sot nuk pritet që të dalë ndonjë vendim ose rezultat.