Bota

Libi, operacion kundër milicëve të Haftarit

"Ka filluar në të gjitha frontet operacioni 'Stuhia e Paqes' kundër milicëve të Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë"

Aydoğan Kalabalık  | 25.03.2020 - Përdıtësım : 26.03.2020
Libi, operacion kundër milicëve të Haftarit

Tripoli

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur si legjitime nga Kombet e Bashkuara (OKB), filloi një operacion kundër milicëve të Khalifa Haftar në jug të Tripolit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga qendra për shtyp e operacionit "Burkan Al-Ghadab" e GNA-së, njoftohet se ka filluar në të gjitha frontet operacioni "Stuhia e Paqes" kundër milicëve të Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.

Operacioni në fjalë është filluar për shkak se milicët dhe mercenarët e Haftarit duke shkelur armëpushimin kanë vendosur në objektivin e tyre me raketa terrenet jetësore të civilëve në Tripoli.

Milicët e Haftarit dje sulmuan një burg në zonën Ayn Zara në jug të Tripolit duke plagosur 3 punonjës. Ndërsa si pasojë e sulmeve me raketa të ndërmarra në 2 ditët e fundit në po të njëjtin rajon kanë humbur jetën 6 civilë.

Ndërsa në anën tjetër komandanti i operacionit “Stuhia e Paqes”, Gjeneral Major Osama al-Juwaili, njoftoi se kanë marrë nën kontroll Bazën Ajrore Ushtarake Kombëtare të Libisë dhe se kanë marrë peng disa milicë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.