Nani Afrida
25 Mars 2020•Përditësim: 25 Mars 2020
Indonezia sot ka konfirmuar gjithsej 790 raste pozitive me koronavirusin e ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
"Ka pasur 105 raste të reja të koronavirusit në provinca të ndryshme që nga dje pasdite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 790", tha Achmad Yurianto, zëdhënësi i qeverisë për çështje lidhur me koronavirusin.
Ai gjithashtu përmendi se një person është shëruar nga infeksioni i koronavirusit, duke arritur numrin e përgjithshëm në 31 raste të rikuperuar.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është 58, shtoi ai.
Indonezia e ka kthyer Shtëpinë e Atletëve të Lojërave Aziatike në një spital urgjent për t'u marrë me pacientët me koronavirus.
Aktualisht spitali i urgjencës mund të trajtojë 3,000 pacientë dhe kapaciteti i tij do të vazhdojë të rritet.
Më parë, presidenti Joko Widodo tha se aftësia e spitalit të urgjencës mund të rritet për të akomoduar 24,000 pacientë.