Aydoğan Kalabalık
25 Mars 2020•Përditësim: 26 Mars 2020
Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë e njohur si legjitime nga Kombet e Bashkuara (OKB), filloi një operacion kundër milicëve të Khalifa Haftar në jug të Tripolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga qendra për shtyp e operacionit "Burkan Al-Ghadab" e GNA-së, njoftohet se ka filluar në të gjitha frontet operacioni "Stuhia e Paqes" kundër milicëve të Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.
Operacioni në fjalë është filluar për shkak se milicët dhe mercenarët e Haftarit duke shkelur armëpushimin kanë vendosur në objektivin e tyre me raketa terrenet jetësore të civilëve në Tripoli.
Milicët e Haftarit dje sulmuan një burg në zonën Ayn Zara në jug të Tripolit duke plagosur 3 punonjës. Ndërsa si pasojë e sulmeve me raketa të ndërmarra në 2 ditët e fundit në po të njëjtin rajon kanë humbur jetën 6 civilë.
Ndërsa në anën tjetër komandanti i operacionit “Stuhia e Paqes”, Gjeneral Major Osama al-Juwaili, njoftoi se kanë marrë nën kontroll Bazën Ajrore Ushtarake Kombëtare të Libisë dhe se kanë marrë peng disa milicë.