Bota

Libi, forcat e qeverisë sulmojnë kampin pro-Haftar

Mbrojtja ajrore e forcave pro-Haftar iu kundërpërgjigjën avionëve që kryen sulmin ajror

Ali H. M.Abo Rezeg  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
Libi, forcat e qeverisë sulmojnë kampin pro-Haftar

Tripoli

Forcat e qeverisë së unitetit të mbështetur nga OKB-ja kryen një sulm ajror sot mbi një kamp ushtarak që i përkiste Khalifa Haftar, komandantit me bazë në Libinë lindore, në qytetin jugor të Al-Jufrah, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ka shënjestruar kampin në qytetin Houn në Libinë jugore, bëri të ditur kanali i lajmeve 218.

Kanali, duke cituar burime lokale, tha se mbrojtja ajrore e forcave pro-Haftar iu kundërpërgjigjën avionëve që kryen sulmin ajror. Nuk ka raportime për viktima.

Herët këtë muaj, Haftar, i cili komandon forcat besnike ndaj qeverisë Lindore me bazë në Libi, nisi një fushatë ushtarake për të marrë Tripolin, ku bazohet Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare (QMK) e mbështetur nga OKB.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın