Bota

OKB: Mbi 18 mijë të zhvendosur për shkak të luftimeve në Tripoli

Zëdhënësi i IOM, Stephane Dujarric, njoftoi se në mesin e 146 të vrarëve deri më tani në luftime kanë pësuar 13 civilë

Ekip  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
OKB: Mbi 18 mijë të zhvendosur për shkak të luftimeve në Tripoli

New York

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM) ka njoftuar se konfliktet e kohëve të fundit midis palëve rivale në Libi për të kontrolluar Tripolin kanë çuar në zhvendosjen e më shumë se 18.000 njerëzve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i IOM, Stephane Dujarric tha se organizata i kishte njoftuar se në mesin e 146 personave të vrarë në përleshje, janë vrarë 13 civilë.

Ai ka thënë se rreth 3.000 emigrantë u bllokuan në qendrat e pritjes në dhe pranë zonës së konfliktit.

Khalifa Haftar, komandanti ushtarak me bazë në Libinë lindore, nisi një fushatë ushtarake më 4 prill me planin ambicioz për pushtimin e kryeqytetit, Tripoli, ku ndodhet selia e Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Në Libi mbizotëron krizë e thellë politike dhe e sigurisë që nga viti 2011 pas vrasjes së Muamar Gadafit. Që atëherë, në pushtet janë qeveritë paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, me parlamente të ndara dhe forca të armatosura.

Në fund të vitit 2015, përfaqësuesit e qeverive paralele libiane nën patronazhin e OKB-së nënshkruan një marrëveshje për themelimin e Qeverisë së Konsensusit Kombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın