Bota

Liban, protestuesit bllokojnë seancën e Parlamentit

Seanca ishte caktuar të mbahej javën e kaluar, por u shty nga kryetari i Parlamentit, Nabih Berri deri të martën për arsye sigurie

Ekip  | 19.11.2019 - Përdıtësım : 19.11.2019
Liban, protestuesit bllokojnë seancën e Parlamentit

Bejrut

Protestuesit libanezë sot bllokuan rrugët që shpiejnë drejt Parlamentit në Bejrut në një përpjekje për të parandaluar deputetët të marrin pjesë në një seancë parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca ishte caktuar të mbahej javën e kaluar, por u shty nga kryetari i Parlamentit, Nabih Berri deri të martën për arsye sigurie.

Deputetët pritet të diskutojnë për një sërë projektligjesh që lidhen me luftimin e korrupsionit, pensionet dhe një amnisti të përgjithshme, axhendë e kritikuar gjerësisht nga protestuesit. Demonstruesit ëshirojnë që seanca parlamentare të jetë publike, e jo e mbyllur.

Protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknokrate, zgjedhje të parakohshme parlamentare, riatdhesimin e fondeve të paligjshme dhe dhënien fund korrupsionit.

Sipas reporterit të AA-së, forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit në sheshin "Nijmeh" në Bejrutin qendror pranë ndërtesës së Parlamentit.

Libani që nga muaji i kaluar është tronditur nga protestat masive kundër planeve për rritjen e taksave, të cilat shpejt u shndërruan në ankesa më të gjera.

Më 29 tetor, kryeministri Saad Hariri dha dorëheqje, pa ndonjë progres drejt arritjes së marrëveshjes për një qeveri të re.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın