Bota

Liban, dhjetëra të plagosur në përleshjet gjatë protestave

"Disa protestues u arrestuan nga forcat e sigurisë në Bejrut", thotë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh

Faruk Zorlu   | 15.01.2020
Liban, dhjetëra të plagosur në përleshjet gjatë protestave ( Mahmut Geldi - Anadolu Agency )

Ankara

Të paktën 20 persona janë plagosur mbrëmë vonë në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë përpara bankës qendrore në kryeqytetin e Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Disa protestues u arrestuan nga forcat e sigurisë në rrugën "Hamra" të Bejrutit, citohet të ketë thënë George Kettaneh, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Libanit, njofton Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA).

Më pas, protestuesit para bankës qendrore sulmuan forcat e sigurisë, duke i gjuajtur me gurë dhe fishekzjarre. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit.

Libani vuan nga papunësia e lartë, me nivel të ulët të zhvillimit dhe me borxhe më të larta në botë, të cilat sipas Ministrisë së Financave të vendit në tremujorin e parë të vitit 2019 arritën në 86.2 miliardë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın