Mehmet Nuri Uçar
13 Qershor 2020•Përditësim: 13 Qershor 2020
Në protestat në qytetin Tripoli në veri të Libanit janë plagosur 85 persona, tetë prej të cilëve ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestat e organizuara për shkak të thellimit të krizës ekonomike në vend eskaluan pas përplases së forcave të sigurisë dhe protestuesve.
Shërbimi jozyrtar i operacioneve të urgjencës dhe ndihmës thanë se 85 persona, përfshirë tetë ushtarë, janë lënduar në protestat të cilat zgjatën nga e enjtja deri në mbrëmjen e të premtes.
Theksohet se bëhet fjalë për lëndime të lehta dhe të rënda.
Ushtria libaneze ende nuk e ka komentuar rastin.
Protestat, të cilat filluan të enjten, vazhdojnë në Bejrut dhe në disa qytete të tjera.