Ekip
28 Prill 2019•Përditësim: 29 Prill 2019
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, sot është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Pekin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Oborrin e Madh Kombëtar, ndërtesa e vendosur në zemër të kryeqytetit të Kinës, u mbajt edhe takimi i delegacioneve të të dy vendeve.
Pas kësaj, Khan u takua edhe me kryeministrin kinez Lee Keqiang.
Kryeministri pakistanez udhëtoi në Kinë të premten për një vizitë katërditore, ku merr pjesë në forumin “Rruga dhe brezi”, në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga 38 shtete.
Në kuadër të nismës “Rruga dhe brezi”, Kina investon disa miliarda dollarë në Pakistan, ndërsa projektet do të duhet të mundësojnë lidhjen e qytetit në jug të Pakistanit, Gaëadar me Kinën përmes rrjetit të rrugëve dhe hekurudhës.