Eşref Musa,Burak Karacaoğlu
28 Prill 2019•Përditësim: 28 Prill 2019
Së paku pesë civilë kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror të kryer të shtunën mbrëma në një vendbanim në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib, Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet theksojnë se sulmet janë kryer në Qalaat Al-Madiq dhe Al-Hawash, të vendosura në pjesët perëndimore të Hama, që janë brenda zonës së deeskalimit të përleshjeve.
Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) theksojnë se gjatë sulmit në Qalaat Al-Madiq kanë humbur jetën pesë civilë, në mesin e të cilëve dy gra.
Observatorët opozitarë për hapësirën ajrore pohojnë se Qalaat Al-Madiq dhe Al-Hawash i goditën “avionët rusë të cilët fluturuan nga baza Khmeimim, në Latakia“.
Gjatë sulmeve ajrore të kryera javën e kaluar në vendbanimet në Idlib dhe Hama humbën jetën 17 civilë.
Forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë sulme pavarësisht Marrëveshjes së Soçit me të cilën u vendos armëpushim më 17 shtator të vitit 2018, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Rusisë dhe Turqisë.