Turqia

Ankara, vazhdojnë bisedimet mes delegacioneve turke dhe ruse për Idlibin

Delegacionet në ditën e dytë të bisedimeve të raundit të tretë lidhur me situatën në Idlib u takuan në Ministrinë e Jashtme në Ankara

Tevfik Durul  | 27.02.2020 - Përdıtësım : 28.02.2020
Ankara, vazhdojnë bisedimet mes delegacioneve turke dhe ruse për Idlibin ( Metin Aktaş - Anadolu Agency )

Ankara

Delegacionet turke dhe ruse kanë vazhduar në ditën e dytë në Ankara bisedimet lidhur me situatën në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni turk kryesohet nga zv.ministri i Jashtëm turk, Sedat Önal ndërsa delegacioni rus nga nga zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin dhe përfaqësuesi i presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentyev.

Delegacionet në ditën e dytë të bisedimeve të raundit të tretë lidhur me situatën në Idlib u takuan në Ministrinë e Jashtme në Ankara.

Delegacionet turke dhe ruse më parë kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh në Ankara dhe në Moskë për çështjen e Idlibit. Gjithashtu delegacionet u takuan edhe dje në Ministrinë e Jashtme për të diskutuar mbi situatën në Idlib.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın