Barış Seçkin
13 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
BARIŞ SEÇKİN
Në Itali ku koronavirusi i ri (Covid-19) është përhapur më shumë dhe ku janë shënuar më shumë vdekje pas Kinës, thuhet se shumica e personave që kanë humbur jetë janë të moshuar dhe njerëz me të paktën një problem patologjik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Situata emergjente e Covid-19 që po përjetohet prej 3 javësh në vend, po i kushton një kosto të rëndë Italisë, popullsia e moshuar e së cilës është e lartë.
Gazetari i AA-së ka përpiluar grupet e moshave që Covid-19 ka prekur më shumë në Itali.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), koronavirusi që shpërtheu me 21 shkurt dhe i cili është përhapur me shpejtësi në Italinë e cila është e dyta për popullsinë më të moshuar në botë pas Japonisë, ka shkaktuar humbjen e jetës së 1.016 personave deri më tani.
Informacionet e marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile, tregojnë se në tre javët e fundit ku është shfaqur situata emergjente 2 për qind e atyre që kanë humbur jetën janë në grupin e moshës 50-59 vjeç, ndërsa 98 për qind janë të moshë 68 dhe më lart.
Ndërkohë theksohet se 67 për qind e pjesës së 98 përqindëshit në fjalë janë persona që "kanë pasur më parë probleme të tjera patologjike".
- Në Itali të "moshuarit" të përfshirë në grupin më të rrezikuar
Të dhënat e OKB-së theksojnë se grupmosha 65 vjeç dhe më lart përbëjnë 23 për qind të popullsisë së Italisë dhe se kjo grupmoshë ndodhet në plan të parë si grupmosha e cila është më shumë e rrezikuar nga koronavirusi.
Në situatën aktuale dhe sipas të dhënave në fjalë, tërhiqet vëmendja se të moshuarit në vend ndodhen në grupin që rrezikohen më shumë nga Covid-19.
Edhe kryeministri italian Giuseppe Conte në një deklaratë të bërë më parë, theksoi se "duhet të mbrojmë më të mëdhenjtë tanë" teksa luftojnë me koronavirusin dhe ishte shprehur se duhet të mbrohen të moshuarit.