Zehra Nur Düz
13 Mars 2020•Përditësim: 13 Mars 2020
Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Iran është rritur në 514, raportoi sot televizioni shtetëror, transmeton Anadolu Agency (AA)..
Autoritetet theksuan se 85 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa u 1.289 raste të reja janë shfaqur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 11,364, citoi televizioni shtetëror i Iranit zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.
Gjithsej 3.529 persona janë larguar nga spitalet pas shërimit nga virusi, shtoi Jahanpour.
Shumica e rasteve të reja, shtoi ai, janë në provincat e Teheranit, Qom, Gilan, Isfahan dhe Mazandaran.
Turqia, e cila ka vetëm dy raste të konfirmuara të koronavirusit, mbylli kufijtë e saj tokësorë dhe pezulloi udhëtimet ajrore në Iran muajin e kaluar.
Përveç Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani është ndër vendet më të prekura nga shpërthimi i sëmundjes dhjetorin e kaluar.