Bota

Kirgistani dërgon mbi 150 tonë ndihma humanitare në Siri

Me udhëzim të presidentit të Kirgistanit, Sadyr Japarov, ndihma u koordinua nga Komiteti Shtetëror për Sigurinë Kombëtare dhe Ministria e Jashtme, me mbështetjen e autoriteteve turke

Alperen Aktaş  | 06.11.2025 - Përdıtësım : 06.11.2025
Kirgistani dërgon mbi 150 tonë ndihma humanitare në Siri

Istanbul

Kirgistani ka dërguar më shumë se 150 tonë ndihmë humanitare në Siri, me mbështetje logjistike nga Turqia, raportoi mediat shtetërore të enjten, transmeton Anadolu.

Me udhëzim të presidentit të Kirgistanit, Sadyr Japarov, ndihma u koordinua nga Komiteti Shtetëror për Sigurinë Kombëtare dhe Ministria e Jashtme, me mbështetjen e autoriteteve turke.

Dërgesat përfshijnë miell, oriz, sheqer, vaj perimesh dhe mallra të tjera thelbësore.

Ky veprim humanitar thuhet në raport, konfirmoi angazhimin e kreut të shtetit dhe popullit të Kirgistanit për forcimin e paqes, sigurisë dhe mbështetjes humanitare për vendet në nevojë.

Përfaqësuesit sirianë, në emër të presidentit Ahmed Al-Sharaa, shprehën mirënjohje për Kirgistanin, duke e përshkruar ndihmën si "ndihmë vëllazërore" gjatë një kohe të vështirë për popullin sirian".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.