Mahmut Atanur
20 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
PEKIN (AA) – Gjatë shpërthimit që ndodhi në një fabrikë të mjeteve piroteknike në rajonin Jianhsi, në lindje të Kinës, një person humbi jetën, ndërsa 48 të tjerë u plagosën. Ndërkohë tre persona llogariten si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua, të plagosurit janë dërguar në spital.
Pas shpërthimit të parë kanë ndodhur edhe disa të tjerë, ndërsa nga ky rajon janë evakuuar më shumë se 1.000 persona. Në vazhdim është hetimi për këtë ngjarje.