Ekip
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
PEKIN (AA) – Së paku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë zhdukur gjatë shpërthimit në një minierë qymyri në Kinën qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në minierën Zoubao në provincën Hunan rreth orës 1:30 sipas kohës lokale, ndërsa 18 persona arritën të largohen, njoftuan autoritetet kineze.
Shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar, por dyshohet se në vendin e shpërthimit ka ekzistuar koncentrim i madh i gazit djegës.
Shpërthimi i gazit në miniera shpesh shkakton flakë nga shtresa e qymyrit. Kina është prodhuesi dhe shfrytëzuesi më i madh botëror i qymyrit, por aksidentet fatale në minierat e saj janë të shpeshta, kryesisht për shkak të mosrespektimit të mjaftueshëm të rregullave.